Solskjaer, Man Unitedit: Ma transferoni yllin e Real Madridit

Gareth Bale raportohet se mbetet një objektiv i Manchester United pavarësisht transferimit të Bruno Fernandes.

Futbollisti i talentuar portugez është zyrtarizuar te ‘Djajtë e Kuq’, por kjo nuk e ka penguar trajnerin Ole Gunnar Solskjaer që të kërkojë erma të tjerë në skuadër.

Sipas The Sun, Solskjaer u ka kërkuar drejtuesve të Manchester United transferimin e Gareth Bale nga Real Madrid, përcjell lajmi.net.

Raportohet se lëndimi i Marcus Rashford, është vendimtar në ndjekjen që Manchester United po i bën Gareth Bale.

Ylli uellsian edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e Premierligës, ku ka veshur fanellën e Tottenhamit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *