Shqipëria dhe Kosova në vazon 3, zbulohet skenari për Euro 2028

Kuqezinjtë dhe dardanët pozicionohen në të njëjtën vazo përpara shortit të 6 dhjetorit në Belfast. Irlanda siguron vendin në vazon e dytë, ndërsa Kosova zbret një shkallë më poshtë.

Shtohen qartësitë për ndarjen e vazove në shortin e eliminatoreve të Kampionatit Europian 2028. Sipas projeksionit të publikuar nga Football Meets Data, bazuar në renditjen e ndërmjetme të Ligës së Kombeve, Shqipëria dhe Kosova do të pozicionohen në vazon e tretë.

Për kuqezinjtë ky është një pozicion që i vendos në një grup me disa prej përfaqësueseve të njohura të futbollit europian, ndërsa për Kosovën vjen një zhvillim jo pozitiv: dardanët zbresin nga vazoja e dytë në të tretën. Irlanda është skuadra e fundit që ka siguruar matematikisht pozicionin në vazon e dytë.

Në total, 54 përfaqësueset janë ndarë në pesë vazo. Katër të parat përmbajnë nga 12 skuadra, ndërsa vazoja e pestë ka gjashtë përfaqësuese. Ndarja bazohet në renditjen e ndërmjetme të Ligës së Kombeve dhe, sipas tabelës, skuadrat e shënuara me simbolin e gjelbër e kanë siguruar matematikisht pozicionin e tyre, pavarësisht rezultateve të mbetura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *