Feronikeli ‘fsheh’ miqësoren të cilën e humbi me të rinjtë e Shakhtar U21

Feronikeli ndodhet prej ditësh në Antalia të Turqisë, me ç’rast kishte paralajmëruar se do ti zhvillonte edhe tri ndeshje miqësore.

Por, jo gjithçka shkoi transparente dhe për publikun, pasi që kampionët e vendit nuk kanë lajmëruar fare në lidhje me miqësoren e parë të cilën e kanë zhvilluar në tokën turke.

Gazeta “Sheshi” merr vesh që ‘industrialistët’ kanë pësuar me rezultat 2-1 përballë të rinjëve të Shakhtar Donetsk U21.

Megjithëse djelmoshat e Agim Sopit zhvilluan ndeshje të mirë, ata u dorëzuan përballë të rinjëve të Shakhtarit, të cilët dhe në të kaluarën kishin mposhtur skuadrat kosovar.

Golin e vetëm në këtë përballje për Feronikelin e realizoi sulmuesi Mendurim Hoti.

Gazeta “Sheshi” do të ju mbaj të informuar në lidhje me miqësoret e ‘fshehura’ të kësaj skuadre, si dhe klubeve të tjera nga Superliga.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *