Unitedi insiston për Muriqin

Manchester Unitedi po vazhdon të insistojë për Vedat Muriqin.

Sulmuesi kosovar pas formës fantastike me Fenerbahçen është kthyer në objektiv të shumë skuadrave evropiane.

Sipas mediave turke, Manchester Unitedi është duke përgatitur një ofertë rreth 23 milionë euro për sulmuesin, transmeton KTV.

Për Muriqin, së fundmi, klubi i Fenerbahçes ka refuzuar një ofertë nga klubi tjetër anglez Burnley.

Muriqi, këtë edicion, me Fenerbahçen ka shënuar 12 gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *