Sadiku: S’ka mbaruar asgjë, dua medaljen e artë

Donjeta Sadiku ka siguruar medaljen evropiane në boks, ndërsa pas fitores në çerekfinale ka thënë se tashmë synon medaljen e artë.

Sadiku e mposhti 5:0 holandezen Maud van der Toorn, duke siguruar kalimin në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian.

Boksierja kosovare ka treguar se në rundin e parë nuk ishte në nivelin e dëshiruar, por më pas arriti të rikthehet dhe ta përmbysë duelin.
Ajo ka theksuar se bashkë me trajneren e saj, Marjola Sallauka, e kishin përgatitur me kujdes planin për këtë përballje dhe se gjithçka shkoi sipas përgatitjeve.

“Urime Kosovë, meriton të jesh e para. Sot ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për mua; arrita që ta fitojë luftën ndaj kundërshtares sime shumë të mirë. Ishte edhe më e rëndësishme sepse ishte për sigurimin e medaljes evropiane. Unë, së bashku me trajneren time Marjola Sallauka, e kemi planifikuar meçin kështu, dhe na ka rezultuar siç jemi përgatitur. Mirëpo, në rundin e parë nuk isha shumë e fokusuar dhe ma mori rundin e parë por e ktheva në rundet e tjera. Unë jam e gatshme për ndeshjet tjera, sepse synimi nuk është vetëm fitorja; synimi im është medalja e artë”, u shpreh Sadiku.

Sadiku tashmë është e fokusuar te gjysmëfinalja, ku do të përballet me serben Kristina Kuluhova, të cilën e kishte mposhtur në finalen e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *