“Duam fitore, Kaçuri dhe Osmani kanë marr leje nga FIFA” – Foda për ndeshjen dhe ardhjet e reja

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka bërë të qartë se objektivi i “Dardanëve” në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve ndaj Irlandës është fitorja.

Kosova e nis ciklin e ri të Ligës së Kombeve të enjten mbrëma, kur në stadiumin “Fadil Vokrri” do të përballet me Irlandën, në një sfidë që nis nga ora 20:45.

Foda ka thënë se stafi i tij e ka analizuar me kujdes përfaqësuesen irlandeze dhe është i vetëdijshëm për cilësitë e kundërshtarit.

“Sigurisht se i njohim kualitetet dhe cilësitë e Irlandës. E dimë se si ka luajtur në ndeshjet e fundit. Ne i kemi analizuar me shumë vëmendje të gjitha ndeshjet. Avantazhi është se luajmë në shtëpi”, deklaroi Foda.

Trajneri gjerman theksoi se Kosova dëshiron të fitojë çdo ndeshje, por pranoi se gjatë lojës mund të ketë edhe skenarë të tjerë.

“Dëshirojmë t’i fitojmë të gjitha ndeshjet, por nesër do të shihet se si do të shkojë loja. Ndoshta mund të pajtohemi edhe me barazim. Por qëllimi është të fitojmë”, shtoi përzgjedhësi i Kosovës.

Ai tutje tregoi se ka ardhur aprovimi për dyshen, Dion Kaçuri dhe Erblin Osmani nga FIFA.

“Dion Kaçuri dhe Erblin Osmani kanë marrë aprovimin e FIFA-s për ta përfaqësuar Kosovën”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *