Rekordi i Ronaldos nga ndeshja kundër Romës në Coppa Italia

Cristiano Ronaldo e ka filluar vitin 2020 në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ylli i Juventusit ka shënuar gola të njëpasnjëshëm, ndërsa në duelin ndaj Romës në Coppa Italia ka vendosur një rekord të ri.

Ai shënoi golin e parë në fitoren 3-1 në Torino në çerekfinalen e Coppa Italia, që ishte edhe goli i tij i parë në kuadër të këtij kompeticioni si futbollist i Juventusit, transmeton lajmi.net.

Ronaldo tani ka realizuar në 15 nga 17 kompeticionet në të cilat ka marrë pjesë si futbollist në nivelin e klubeve.

Ai nuk ka realizuar vetëm në Community Shield dhe Kupën UEFA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *