Zidane konfirmon lajmin e keq: Ky yll i Real Madridit është lënduar përsëri

Real Madrid vazhdon të ketë probleme me lëndime.

Zinedine Zidane ka konfirmuar se Gareth Bale ka pësuar lëndim të ri në ballafaqimin e Real Madridit në Copa del Rey.

Bale e shënoi golin e parë në fitoren me rezultat 3:1 të Real Madridit kundër Unionistas de Salamanca, mirëpo nuk arriti ta vazhdojë lojën përtej minutës së 53-të, transmeton lajmi.net.

Zidane ka shpjeguar lëndimin e yllit uellsian.

“Ai e ka kyçin pak të përdredhur. Nuk mendoj se është lëndim serioz, por, si gjithmonë, këtë do ta marrim vesh nesër. Ai nuk mund të vazhdonte të luante”, tha Zidane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *