Futbollisti i Burnleyt “tallet” në këtë mënyrë me Manchester Unitedin

Manchester United e ka bërë gabimin e radhës, pasi së fundi është mposhtur në “Old Trafford” nga Burnley me rezultat 0:2, në ndeshjen e javës së 24-t të Ligës Premiere.

Chris Wood (39’) dhe Joy Rodriguez (56’) shënuan për skuadrën mysafire.

Golashënuesi i Burnleyt, Chris Wood, beson se Old Traffordi nuk është më frikësues për kundërshtarët e Unitedit.

“Shikoni, nuk mendoj se Old Traffordi është i frikshëm tani. Mendoj se në dy vjetët e fundit kemi ardhur këtu dhe kemi qenë në epërsi 2:0 në të dyja herët dhe më pas e shpërdoruam atë epërsi. Mbrëmë ne erdhëm këtu me të njëjtin mentalitet – të punojmë shumë, të kalojmë në epërsi, ta mbajmë epërsinë që e kemi dhe të luftojmë. Këtë gjë e bëmë mbrëmë”, tha Wood.

Kjo ishte fitorja e parë e Burnleyt në Old Trafford në Premierligë që nga viti 1962.

Për më tepër, skuadra e Sean Dyche e arriti këtë fitore, përkundër që e pati vetëm 29 për qind të posedimit të topit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *