Real Madrid mund të përjashtohet nga Liga e Kampionëve për sezonin tjetër?

Kryetari i Superligës Evropiane dhe presidenti i Real Madrid, Florentino Pérez dha një intervistë në emisionin radiofonik spanjoll El Larguero.

Ai tha se të 12 klubet janë ende të përfshirë (ose të paktën ata nuk e kanë prishur ligjërisht kontratën që nënshkruan) dhe se Super League, ose ndonjë model tjetër, është i nevojshëm për të shpëtuar futbollin, i cili po vdes.

Mediat spanjolle tashmë raportojnë se për shkak të angazhimit të madh që kishte në këtë Superligë, presidenti i Realit, kjo skuadër mund të përjashtohet nga ky format vitin tjetër.

Megjithatë, kjo gjë nuk është konfirmuar nga UEFA përveç se u tha që kjo organizatë po shqyrton mundësinë që t’i dënoj 12 skuadrat që themeluan këtë Superligë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *