Për t’u transferuar te Barcelona, Aguero ka një kusht që lidhet me Messin

Sergio Aguero raportohet se është shprehur i gatshëm për t’u transferuar te Barcelona.

Megjithatë, sulmuesi argjentinas ka një kusht për ta bërë këtë lëvizje.

Sipas gazetës “AS”, Aguero do pranojë të firmosë me katalunasit, vetëm nëse bashkkombasi i tij, Lionel Messi, qëndron në “Camp Nou”.

32-vjeçarit i skadon kontrata me Manchester Cityn më 30 qershor të këtij viti dhe kjo nënkupton që ai te Barcelona mund të transferohet si lojtar i lirë.

Sergio Aguero ka luajtur edhe më parë në La Liga, te Atletico Madridi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *