A nisi hakmarrja e UEFA?! Stadiumi spanjoll përjashtohet nga Europiani

Stadiumi “San Mamés” nuk do të presë ndeshjet e planifikuara të Kampionatin Europian të kësaj vere. Ky është njoftimi zyrtar i UEFA-s për Këshillin e Qytetit të Bilbaos, Këshillin Krahinor të Biskay dhe qeverinë baske.

Bilbao ishte caktuar nga UEFA si një nga 12 vendet për turneun e planifikuar nga 12 qershori deri më 12 korrik, i cili u shty me një vit për shkak të pandemisë.

Në fakt, Bilbao ishte në dyshim, pasi UEFA tregoi se pjesëmarrja e publikut ishte parakusht për organizimin e ndeshjeve.

Sidoqoftë, kushtet e vendosura nga qeveria baske për t’u marrë me pandeminë nuk garantojnë që stadiumi të mund të hapet për tifozët.

“San Mamés” duhet të ishte nikoqir i ndeshjeve të ekipit kombëtar spanjoll në fazën e parë të kampionatit. Sipas shtypit spanjoll, institucionet vendase baske janë të gatshme të kërkojnë kompensim financiar nga UEFA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *