Florentino Perez thumbon Jurgen Kloppin pas deklaratave të tij

Florentino Perez e ka thumbuar trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp, pas deklaratave të tij në ndeshjen e parë çerekfinale në Spanjë.

Real Madridit e eleminoi Liverpoolin nga Liga e Kampionëve pas fitores në ndeshjen e parë, e pastaj në atë të kthimit e menaxhoi mirë takimin duke e mbyllur pa gola në Anfield.

Stadiumi i ‘Mbretërve’ është në rinovim e sipër, andaj ndeshja e parë çerekfinale u zhvillua në stadiumin e qendrës stërvitore “Alfredo Di Stefano”.

Pas humbjes në ndeshjen e parë, Klopp e quajti qendër stërvitore stadiumin “Afredo di Stefano”.

“Kjo ishte një natë e çuditshme sepse ishte e vështirë me këtë stadium në qendrën stërvitore të Madridit, por të paktën Anfieldi është stadium siç duhet dhe do të jetë i mirë për ne”, kishte thënë Klopp.

I pyetur për komentet e Kloppit të mërkurën mbrëma nga një radio spanjolle, Perezi ia ktheu gjermanit me të njëjtën monedhë, duke sugjeruar se rezultati në Valdebebas ishte i ngjashëm me humbjen e Liverpoolit ndaj Madridit në finale të Ligës së Kampionëve më 2018.

“Nuk e di përse nuk i pëlqen atij”, tha Perez.

“Për ne, Valdebebas dhe Kiev janë të njëjta… 3:1. Është fusha e njëjtë”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *