Ndryshime të mëdha në skuadër, këta janë lojtarët që do të largohen nga Interi

Interi ka bërë ndryshime të mëdha por të suksesshme në skuadër në vitet e fundit dhe po vazhdon të kërkojë lojtarë të rinj për një të ardhme më të mirë.

Nerazzurrët nënshkruan me lojtarë të ri si Lautaro Martinez, Nicolò Barella, Achraf Hakimi dhe Alessandro Bastoni në vitet e fundit.

Këtyre iu shtuna disa lojtarë më të pjekur si Romelu Lukaku, Christian Eriksen dhe Stefano Sensi që do të jenë një pjesë themelore e ekipit edhe në të ardhmen.

Presidenti Steven Zhang është kthyer në selinë e Interit dhe thuhet se ka vendosur strategjinë e transferimeve për afatin e ardhshëm.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Interi do të synojë lojtarë më të rinj dhe me paga më të ulëta këtë verë.

Kontrata e mbrojtësit 35-vjeçar, Aleksandar Kolarov, skadon në qershor dhe e njëjta gjë vlen edhe për ish-lojtarin e Manchester United, Ashley Young.

Matias Vecino do të jetë në kërkim të një ekipi të ri, ndërsa Interi shpreson të gjejë një blerës të përhershëm për Radja Nainggolan, aktualisht i huazuar në Cagliari.

Arturo Vidal dhe Alexis Sanchez përballen me një të ardhme të pasigurt po ashtu pasi pagat e tyre rëndojnë mbi buxhetin.

Sa i përket ardhjeve, planifikohet kthimi nga Hellas Verona i mbrojtësit të majtë Federico Dimarco.

Qendërsulmuesi 19-vjeçar, Eddie Salcedo gjithashtu mund të kthehet nga Verona.

Në mbrojtje, Nerazzurri thuhet se po monitorojnë situatën e qendërmbrojtësit 21-vjeçar të Standard Liege, Zinho Vanheusden.

Reprezentuesi belg u transferua në Standard Liege për 11.75 milionë euro.

Inter do të vlerësojë të ardhmen e Lorenzo Pirola dhe Lucien Agoumé, aktualisht të huazuar te Monza dhe Spezia.

Po ashtu synohet mesfushori 20-vjeçar Thiago Almada, i cili aktualisht luan për Velez në Argjentinë.

I riu ka një kontratë deri në qershor 2023, një marrëveshje që mund të ndihmojë Nerazzurët ta marrin atë me një çmim të volitshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *