Caktohet data e dy takimeve të tjera të Kosovës në futboll

Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë katër takime miqësore në muajin qershor.

Fillimisht do të luhen dy takime ndaj San Marinos dhe Kazakistanit në “Fadil Vokrri” në Prishtinë, e pastaj do të vinë dy takimet e tjera me Komorosin dhe Gambinë.

Tani janë konfirmuar edhe datat e ndeshjeve miqësore, në fillim Kosova do të ndeshet me Komorosin me 8 qershor, ndërsa me 11 qershor do të jetë përball Gambisë.

Këto dy ndeshje do të jenë mundësi e mirë për futbollistat e Superligës, pasi deri me tani nuk kanë pasur hapësirë për t’i treguar aftësitë e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *