Golden Eagle Ylli triumfon ndaj Rahovecit, bën hap të rëndësishëm drejt finales së “Play Off-it”

Në dy ndeshjet e para, secila skuadër kishte fituar nga një ndeshje dhe ndeshja e tretë ishte mundësi e mirë për të dalë në avantazh në serinë e “Play Off-it”.

Rezultatet e çerekëve, Golden Eagle Ylli – Rahoveci: (22-17), (21-15), (19-22) dhe (15-14).

Basketbollistët që shkëlqyen për Golden Eagle Yllin ishin, Clark me 25 pikë, shtatë kërcime dhe tre asistime dhe Morina me 17 pikë dhe 10 kërcime.

Për Rahovecin shkëlqyen, Daniel me 19 pikë, 13 kërcime dhe dy asistime dhe Davis me 18 pikë, pesë kërcime dhe pesë asistime.

Rezultati përfundimtar, Golden Eagle Ylli 77–68 Rahoveci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *