Bayern Munich blindon talentin shqiptar! Kontrata e re

Bayern Munich është gjithmonë i kujdesshëm ndaj talenteve të reja dhe në Akademinë e ekipit gjerman ka shumë të tillë që kanë dalë në të kaluarën dhe vazhdojnë të dalin tani!

Mes tyre, edhe një shqiptar.Në akademinë e gjigantëve të Gjermanisë luan Behar Neziri. 18-vjeçari aktivizohet në qendër të mesfushës dhe është pjesë e Bayern U19.

Ditën e sotme bavarezët njoftuan shtyrjen e kontratës së tij deri në verën e vitit 2023, duke konfirmuar besimin te talenti me pasaportë gjermane dhe kosovare. Njëherazi me të firmosën edhe tre talente të tjerë: Gabriel Marusic, Grant-Leon Mamedova dhe Gabriel Vidovic.

Neziri është emër i njohur për përfaqësueset e moshave të Shqipërisë dhe Kosovës. Në të shkuarën ai është grumbulluar nga Shqipëria U16 dhe Kosova U17.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *