Klodian Duro pas humbjes nga Ballkani: Jemi ekip shumë i fortë, gjyqtarët duhet të jenë më të përqëndruar!

Ballkani ka fituar në udhëtim kundër Feronikelit me rezultat 0-2, shkruan GazetaBlic Sport.

Për Ballkanin kanë shënuar, Ermal Krasniqi në pjesën e parë dhe Mirlind Daku në pjesën e dytë nga penalltia.

Pas ndeshjes, Duro tha se ka një skuadër shumë të mirë, por që po bllokohet nga faktorë tjerë.

“Unë mendoj që bëmë një ndeshje të mirë, pavarësisht se humbja na djeg shumë, luajmë ndaj kundërshtarit që luan për kampion dhe ekip të forte, ne pjesën e parë na bllokuan më teper, gjyqtarët duhet të jenë më të përqëndruar në lojë ose në lartësinë e ndeshjes, nese ne bllokohemi edhe nga faktorë tjerë është më e vështirë të marrim pikë. Ne jemi një klubi i madh, djemtë dhanë gjithçka në fushën e lojës, për të arritur fitoren, por mendoj që fusha e tregoi që ne jemi ekip shumë i forte, nuk dua të flas me gjak, por duam t’ia lëmë tjerëve të gjykojnë rastet, por kam mendimet e mia si për 11 metershin edhe 2-3 raste tjera”, tha Klodian Duro për Art Sport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *