Drita vazhdon t’i prijë tabelës, “luftë” e ashpër mbijetesë – tabela e Superligës pas javës së 29-të

Me dy takimet e zhvilluara në Drenas dhe Mitrovicë, ka përfunduar edhe java e 29-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Ballkani dhe Drita kanë marrë pikët e plota në takimet ndaj Feronikelit, respektivisht Trepçës ’89.

Drita me fitoren minimale 0:1 ndaj “Minatorëve” mbetet në vendin e parë në tabelë me 64 pikë, tri më shumë se Ballkani që triumfoi ndaj Feronikelit 0:2.

Pas tyre është Prishtina që ka 60 pikë, ndërkohë që lufta për mbijetesë vazhdon të jetë e ashpër në mes pesë ekipeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *