Kuka dështon në finale për të bronztën, por Kosova kthehet me 3 medalje nga Evropiani

Loriana Kuka ka dështuar ta fitojë medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të Xhudos, pasi është mposhtur nga Fanny Estelle Postive në finale në Portugali.

Xhudistja pejane u mposht nga garuesja francezen në finale për medaljen e bronztë në kategorinë -78 kilogramë në Evropianin 2021 të dielën.

Kuka i mbylli garat për Kosovën në këtë evropian, i cili, gjithsesi, ishte tejet i frytshëm për ekipin e xhudos së udhëhequr nga trajneri Driton Kuka.

Kjo sepse Kosova do të kthehet nga Portugalia me tri medalje, dy të arta dhe një të bronztë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *