Jose s’e ka ndërmend të pushoj, merr ofertë nga një klub!

Jose Mourinho nuk e ka ndërmend të pushoj pas shkarkimit nga Tottenham Hotspur.

Trajneri portugez para disa dite u largua nga Spurs për shkak të rezultateve të dobëta.

Siç raportojnë mediat në Angli, Jose tashmë ka marrë ofertën e parë. Bëhet fjalë për ekipin nga Skocia, Celtic.

Celtic është në kërkim të një trajneri të ri. Madje pas dështimit ta fitoj ligën këtë sezon, klubi nga Galsgow është në gjendje t’ia plotësoj të gjitha kushtet vetëm që ta sjellë në ‘Celtic Park’ trajnerin e famshëm portugez.

Kujtojmë që menaxheri 58-vjeçar gjatë karrierës së tij ka menaxhuar këto skuadra: Benfica, Uniao de Leiria, Porto, Chelsea, Inter, Real Madrid, Manchester United dhe Tottenham.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *