Legjenda e Anglisë nuk duron më: VAR është për t’u hedhur në plehra!

Sistemi VAR është padyshim një gjetje që ka ulur ndjeshëm gabimet e arbitrave, por sidoqoftë polemikat ngelen dhe shpesh kanë qenë të shumta. Premier League është një nga kampionatet, ku sistemi VAR është polemizuar shumë dhe sfida më e fundit ka qenë ajo mes West Ham dhe Chelseat.

Kartoni i kuq i dhënë për vendasit e West Ham është përfolur shumë dhe pas ndeshjes, në “Twitter” ka reaguar edhe ish-mbrojtësi i Manchester United dhe kombëtares angleze, Rio Ferdinand.

Anglezi ka shkruar në profilin e tij që sistemi VAR duhet të largohet sa më shpejt nga futbolli. “Sistemi VAR duhet të hidhet në kosh menjëherë. E kemi provuar dhe është një mut! Ju lutem mendojeni. Po e ngadalëson shumë lojën dhe po i nxjerr çdo emocion futbollit!”, përfundoi Ferdinand.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *