Drejtori sportiv i PSG flet për kontratën e re me Neymar

Drejtori sportiv i Paris Saint-Germain, Leonardo këmbëngul se klubi i tij nuk do të nxitojë për të nënshkruar një kontratë të re me yllin brazilian Neymar.

Marrëveshja aktuale e brazilianit skadon në qershor 2022, që do të thotë se ai do të ishte i lirë të largohej në një transferim falas verën e ardhshme nëse PSG nuk arrin të nënshrkuajë një marrëveshje të re.

Përkundër raportimeve të fundit se Barcelona mund të përpiqet të rikthejë në Camp Nou ish yllin e tyre, megjithatë, Leonardo nuk është i shqetësuar për mundësinë e largimit të bashkatdhetarit të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *