Gliha: Këshillat e taksistëve nuk funksionuan, gjyqtari nuk na dha penallti

Përfaqësuesja e Kosovës i ka mbyllur me humbje kualifikimet për Kampionatin Evropian, duke pësuar nga Bjellorusia.

“Dardanët” u mposhtën 0:1 nga Bjellorusia, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Antilevskiy realizoi supergol për bjellorusët në minutën e 43-të e që në fund doli të ishte vendimtar për epilogun final të takimit.

Përzgjedhësi i Kosovës, Primoz Gliha pas ndeshjes u ankua në mungesat e sulmuesve dhe ndarje të drejtësisë, që sipas tij, gjyqtari kryesor nuk akordoi penallti të qind për qind për Kosovën ndaj Bjellorusisë.

“Jam shumë krenar për lojtarët sepse luajtëm shumë mirë, I patëm shanset. Kishim edhe ambicie, duhej të na jepnin një penallti ishte 100 për qind, por arbitri nuk e pa as në VAR. Nuk e kuptoj pse. Po luajmë pa sulmues, Muriqi, Rashica, u ndje edhe mungesa e Rrahmanit”, tha Gliha për SuperSport.

“Sot kishim shumë mundësi, por nuk ishin sulmuesit ata që patën raste. Në situata të veçanta nëse nuk qëllon sulmuesi në pozicionin e duhur, atëherë është e vështirë. Ndjehem shumë mirë këtu, njerëzit janë treguar shumë të mirë me mua. I kam dhënë mundësi shumë lojtarëve. Edhe shoferët e taksive më dhanë shumë këshilla, por nuk funksionoi”, u shpreh ai.

Kosova me këtë humbje përfundon në pozitën e parafundit (5) me 11 pikë. Bjellorusia ngritet në vendin e katërt me 12 pikë.

Nga vendi i parë në Evropian shkon Rumania me 22 pikë të tubuara, ndërkaq e dyta është Zvicra me 17 të tilla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *