Kosova i mbyll kualifikimet me humbje në “Fadil Vokrri” ndaj Bjellorusisë

Kosova ka pësuar humbje në “Fadil Vokrri” në ndeshjen e fundit kualifikuese të Kampionatit Evropian.

Bjellorusia mposhti “Dardanët” me rezultat minimal 0-1.

Golin e vetëm të takimit e realizoi, Antilevskiy.

Antilevskiy shënoi një gol të bukur nga distanca duke mposhtur portierin, Visar Bekaj. Ndërkohë Kosova pati dominimin në pothuajse gjithë takimin, por që kjo nuk u përkthye në gol.

Me këtë barazim Kosova bie në vendin e parafundit në grupin I me 11 pikë një më pak se Bjellorusia që mori pozitën e katërt me këtë fitore në Prishtinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *