Dy talentë të futbollit kosovar sigurojnë prova në Sporting Braga, nisen për në Portugali më 9 maj

Besa e Pejës në këtë edicion të Superligës së Kosovës në futboll nuk mund të krenohet me rezultatet e arritura në fushat e gjelbra të futbollit kosovar, por trajnerët dhe drejtuesit e klubit mund të ndihen të lumtur për faktin se disa futbollistë të saj të rinj kanë arritur ta shfaqin talentin e tyre.

Disa futbollistë të skuadrës nga Rrafshi i Dukagjinit tashmë kanë siguruar prova në klube evropiane.

Pas sulmuesit Ardit Tahiri, i cili ka siguruar prova në një skuadër të Austrisë, emri i së cilës nuk është bërë ende i ditur, edhe dy lojtarë të tjerë të Besës do të provohen në Evropë.

Mesfushorët Etnik Bruti dhe Diar Halili do të testohen në skuadrën portugeze Sporting Braga.

Lajmi konfirmohet ekskluzivisht për “Zeri.info” nga burime të sigurta brenda klubit pejan.

Mësohet se lojtarët 17-vjeçar do të udhëtojnë për në Portugali më 9 maj.

Mbetet të shihet nëse talentët në fjalë do t’i bindin trajnerët dhe stafin e klubit të madh portugez.

Sporting është një nga klubet më të mëdha portugeze.

Kjo skuadër pas xhiros së 30-të i prin tabelës në Portugali më 76 pikë të mbledhura, gjatë më shumë se Porto, që ndodhet i dyti. /Zeri.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *