Barcelona zbulon fanellat e veçanta me të cilat do paraqitet kundër Atletico Madridit

Barcelona këtë fundjavë do ta zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme deri më tani në La Liga.

“Katalunasit” në stadiumin Camp Nou do të mirëpresin një nga rivalët për titull të kampionit, Atletico Madridin.

Andaj, “Blaugrana” është përkujdesur që në këtë përballje të paraqitet me fanellat e veçanta.

Përmes faqes zyrtare të klubit, Barcelona ka njoftuar se do paraqitet në fushë me fanellat që në një pjesë të fanellës shihet qartë flamuri i Katalonisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *