Vedat Muriqi kërkon largimin nga Lazio, zbulohet telefonata: Jam gati të bashkohem me…

Sulmuesi prizrenas, Vedat Muriqi u transferua me bujë tw madhe tek ekipi italian, Lazio, megjithatë aventura e reprezentuesit të Kosovës nuk shkoi ashtu siç pritej, teksa siç duket tashmë ka vendosur të largohet.

Sipas medieve turke, Muriqi dëshiron të rikthehet te Fenerbahçe dhe këtë ia ka bërë të ditur edhe menaxherit teknik të Fenerbahçes, Emre Belozoglu.

Mediat turke kanë zbuluar një telefonatë të Muriqit me Belozoglu, ku raportohet se sulmuesi i ka thënë:“Nuk gjeta ambientin që doja këtu. Nuk ka kuptim që të vazhdoj të qëndroj dhe të këmbëngul më tepër. Nëse dëshiron të më shikosh përsëri te Fenerbahçe, unë jam gati”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *