Zbulohet se kur do të luhet supersfida Man United -Liverpool

Supersfida ndërmjet Manchester United dhe Liverpoolit, e cila u shtye ditën e djeshme për shkak se tifozët e “djajve të kuq” që protestuan në mënyrë masive për dorëheqjen e presidentit të ekipit të tyre do të zhvillohet me 29 ose 30 maj.

E përditshmja britanike “Sportmail” ka zbuluar datat e mundshme se kur mund të luhet ndeshja, teksa datat më të përfolura janë 29 ose 30 maj.

Pra Premier Liga do të shtyhej me një javë më shumë pasi kampionati anglez është planifikuar për të përfunduar në datën 23 maj, për shkak të startit të Kampionatit Europian në fillim të qershorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *