ZYRTARE: Valmir Veliu largohet nga Llapi, karrierën e vazhdon te skuadra turke

Valmir Veliu do ta vazhdojë karrierën në Superligën e Turqisë, përkatësisht te skuadra e Gaziantep.

Lajmin e ka konfirmuar edhe faqja zyrtare e Llapit në rrjetet sociale e cila ka njoftuar largimin e Veliut dhe skuadrën e re të talentit.

“Faleminderit Ylli i Llapit, Valmir Veliu. Veliu do ta vazhdoj karrierën e tij në Superligën e Turqisë, tek skuadra e Gaziantep”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e Llapit.

Valmir Veliu iu bashkua Llapit në vitin 2018, ndërsa konsiderohet si një nga talentët më premtues kosovarë.

Futbollisti gjithashtu është pjesë edhe e Kombëtares U21 të Kosovës.

Valmir Veliu me fanellën e Llapit ka fituar tre trofe. Ai triumfoi dy herë në Kupën e Kosovës dhe njëherë në Superkupën e Kosovës.

NJOFTIMI I PLOTË I LLAPIT:

Faleminderit YLLI i Llapit, Valmir Veliu ⭐️💙👋

Veliu do ta vazhdoj karrierën e tij në Superligën e Turqisë, tek skuadra e Gaziantep

Valmir Veliu erdhi tek KF Llapi në vitin 2018, si i ri që shumica e njerëzve nuk besuan në cilësitë e tij por ishte trajneri Tahir Batatina që i besoj në projektin e tij dhe ia arriti qëllimit që sot Valmir Veliu të transferohet në Superligën e Turqisë, tek skuadra e Gaziantep, sukses ky i radhës për trajnerin Batatina që e bënë atë trajnerin e parë në historinë e futbollit kosovar që arrin ta dërgoj një lojtar në Superligën e Turqisë dhe kjo tregon pse e veçon atë nga trajnerët tjerë.

Valmiri edhe pse iu desht klubit në momentet vendimtare për garat evropiane, trajneri Batatina së bashku me Presidentin Beqir Batatina dhe Drejtorin Ekzekutiv, Bejtush Batatina vlerësuan se karriera e Valmirit është më e rëndësishme sesa çdo gjë tjetër dhe ia hapën rrugët drejt Evropës.

Trajneri Batatina edhe pse është i mërzitur me largimin e një ylli nga klubi siq është VALMIR VELIU, është shumë krenar që arriti ta mbështes njërin prej talentëve më të mirë llapjan, ta ngris dhe avansoj për skuadra të mëdha evropiane.

Nga sot fillon një etapë e re për karrierën e Valmirit i cili do i mbroj ngjyrat e klubit Gaziantep. Duke i njohur vlerat e Valmirit, nuk kemi dyshim që do shkëlqej dhe do jap spektakël edhe tek Gaziantep.

Klubi jonë, KF Llapi, kryesia e klubit, shtabi teknik dhe administrativ, bashkëlojtarët dhe tifozët llapjanë “Ultras Legjendat”, i dëshirojnë Valmir Veliut shumë suksese në karrierën e tij dhe shpresojmë që ai ta bëj krenar Llapin dhe Kosovën me paraqitje të mira në fushën e gjelbërt.

KF Llapi dëshmon se pavarësisht objektivave madhorë për të fituar trofe, vazhdimisht promovon lojtarët e rinj, duke filluar me Mirlind Dakun, Hajdin Salihun dhe tash Valmir Veliun, por ne nuk do ndalemi, do vazhdojmë ta bëjmë të njëjtën gjë edhe në të ardhmen, ku tash njëri prej lojtarëve më të vlerësuar në Superligë, ILIR KRASNIQI është duke u rritur për një klub të madh evropian.

Valmir Veliu do të na mungoj të gjithëve për spektaklin, golat, asistimet dhe mbi të gjitha për profesionalizmin, punën, angazhimin dhe diciplinën gjë që bëri të jemi këtu ku jemi sot.

Vali e nisi si kampion i Kosovës me ekipin U19 në edicionin 2018/19, atëherë kur luante si junior por edhe në ekipin e parë, kurse me ekipin e parë luajti në gjithsejt 119 ndeshje. Realizoi 22 gola e asistoj në 32 sosh. Luajti në 7.645′ minuta dhe arriti të fitoj dy herë radhazi Kupën e Kosovës dhe një herë tjetër Superkupën e Kosovës.

SUKSESE VALI ⭐️

Të priftë e mbara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *