Kjo është shuma e parave që Llapi ka fituar nga shitja e Valmir Veliut

Sulmuesi i talentuar nga Kosova, Valmir Veliu ka bërë hapin e madh në karrierë. Talenti llapjan është larguar nga Llapi për ta vazhduar karrierën në elitën e futbollit turk.

Siç mësohet, klubi i Llapit ka përfituar 180 mijë euro nga shitja e Valmir Veliut te Gaziantepi, ndërsa ka mbajtur 15 % të kartonit të tij.

Veliu 22-vjeçar, me skuadrën e elitës turke ka firmosur për tri vjet. Sulmuesi i krahut menjëherë të hënën i bashkohet skuadrës në stërvitje.

Gaziantepi në edicionin e fundit përfundoi i 15-ti në Superligën e Turqisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *