Presidenti Ademi: Jam shumë i lumtur që arritëm ta rikthejmë garën e rëndësishme të Kupës së klubeve shqiptare

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është i pranishëm në Bern, për garën e Kupës së klubeve shqiptare.

Pas dy viteve bashkëpunim, Ademi ka bërë të ditur se është rikthyer Kupa e klubeve shqiptare, ku fituesi i saj do të përballet me fituesin e Kupës së Kosovës, Llapin për trofeun e Superkupës “Kosovë – Diasporë”.

Postimi i plotë:

“Jam i lumtur që sot ndodhem në Bern, ku në bashkëpunim me Unionin e Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër arritëm që pas dy vitesh ta rikthejmë garën e rëndësishme të Kupës së klubeve shqiptare.

Të pranishëm në këtë event ishin edhe ambasadori i Kosovës, Sami Ukelli dhe ai i Shqipërisë, Ilir Gjoni, të cilët po ashtu i dhanë përkrahje këtij aktiviteti.

Kryetarin e UKSHFZ-së, Feti Demolli e përgëzova për punën e bërë, sikurse edhe të gjitha klubet pjesëmarrëse, teksa ua shpreha gjithë mbështetjen time dhe të FFK-së që kjo garë të ketë vazhdimësi dhe në të ardhmen të masovizohet edhe më shumë.

Duke parë përkushtimin dhe seriozitetin e garave në Gjermani dhe në Zvicër, jam i bindur se do të nxirret ekipi më i mirë nga Diaspora, i cili më pas do të ballafaqohet me fituesin e Kupës së Kosovës, FC Llapi për Superkupën Kosovë-Diasporë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *