Zyrtare: Tovërlani largohet nga Feronikeli

Ashtu siç edhe u deklarua pas ndeshjes me Dritën, trajneri i Feronikelit, Afrim Tovërlani, i ka ndarë rrugët me skuadrën nag Drenasi.

Pas ndeshjes, Tovërlani tha që do të propozojë dorëheqjen nga klubi në takim me presidentin Naser Ramaj dhe kryesinë dhe një gjë e tillë edhe ndodhi.

“|Pas diskutimeve, “Toki” e pa të arsyeshme që kjo ndarje e rrugëve është në të mirë të të dyja palëve. Tovërlani erdhi te Feronikeli gjatë sezonit të kaluar dhe tani ndërpritet bashkëpunimi pas pesë xhirove të para të sezonit 2020-21. Feronikeli i uron shumë fat në rrugëtimin e tij të ri dhe se ai është gjithmonë i mirëpritur në klubin tanë”, shkruhet në njoftimin e klubit të Feronikelit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *