ZYRTARE: Bayern Munich nënshkruan me futbollistin e PSG-së

Tani gjithçka është zyrtare. Kampioni i Evropës dhe Gjermanisë, Bayern Munich ka njoftuar se ka nënshkruar me futbollistin e Paris Saint-Germain, Eric Maxim Choupo-Moting.

Sulmuesi, aktualisht i lirë, nënshkruan një kontratë deri në vitin 2021 me palën bavareze.

“Jam i lumtur që kemi blerë Eric – tha drejtori sportiv Hasan Salihamidzic -. Ai i jep skuadrës sonë atë thellësi sulmuese, veçanërisht në qendër, e cila do të na duhet.

Eric ka tuar përvojë ndërkombëtare te Paris Saint-Germain, njeh Bundesligën, Eriku arrin falas”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *