Zyrtare: Prishtina transferon mesfushorin e njohur kosovar

FC Prishtina ka prezantuar ardhjen e futbollistit Behar Maliqi.

33 vjeçari është bërë zyrtare nga skuadra ‘bardhëekaltër’ pak minuta më parë.

“Është kënaqësi e madhe për mua të kthehem në klubin ku jam formuar si lojtar. Falënderoj udhëheqjen e klubit dhe trajnerët për besimin që kanë te unë. Shpresoj që vit të jetë i Prishtinës dhe t’i arrijmë qëllimet që i kemi”, ka thënë Maliqi për faqen zyrtare të klubit.

Mesfushori, së fundi për dy edicione ishte pjesë e Llapit në Podujevë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *