Kreu i FFK’së, Ademi, aranzhon takim me ministrin Zemaj – diskutohet për stërvitjet dhe shkollat e futbollit

Kreu i futbollit kosovar, Agim Ademi, ka aranzhuar një takim në zyren e Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Përmes një njoftimi të postuar në faqen zyrtare, Ademi ka shkruar se kërkon Zemaj të gjej modalitete për të lejuar aktivitetet sportive.

Njoftimi i plotë:

“Të dashur trajnerë e klube të futbollit,

Siç e dimë të gjithë aktivitetet sportive janë ndalur përkohësisht nga qeveria e Republikës së Kosovës për shkak të pandemisë Covid-19.

Nga ai vendim janë privuar nga aktiviteti i stërvitjeve shumë klube e shkolla të futbollit, shumë trajnerë nga puna e tyre, e shumë futbollistë nga mundësia për t’u stërvitur.

Në vazhdën e gjetjes së modaliteteve dhe realizimit të kërkesave tuaja, ne, sot kemi aranzhuar edhe një takim të radhës me ministren e Kluturës, Rinisë dhe Sportit, znj. Vlora Dumoshi dhe ministrin e Shëndetësisë, z. Armend Zemaj.

Me sportivitet i kalojmë të gjitha!

Me respekt,
Agim Ademi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *