Ylli i Manchester Cityt, Ferran Torres e ka informuar trajnerin Pep Guardiola për dëshirën e tij për t’iu bashkuar Barcelonës.
Kështu po raporton gazetari i njohur, Gerard Romero.
Torres do t’i lejohet të ndryshojë ambient nëse dy klubet arrijnë një marrëveshje.
(?) JUST IN: Ferran Torres has informed Pep about his desire to join Barcelona. He’ll be allowed to leave IF the two clubs can reach an agreement. @ffpolo #Transfers ???
— Reshad Rahman ✆ (@ReshadRahman_) November 26, 2021
Ferran Torres erdhi në City në vitin 2020 dhe ka treguar performanca të kënaqshme në Premierligë.
Para se të transferohej në Manchester City, 21 vjeçari ishte pjesë e Valencias.