Goli i Zhegrovës nominohet për më të mirin e javës në Ligën e Konferencës

Edon Zhegrova ka vazhduar me përformancë briliante me fanellën e Baselit në Ligën e Konferencës.

Zhegrova ka realizuar një projektil të jashtëzakonshëm ndaj Kairat Almaty, ku skuadra e tij fitoi me përmbysje 3:2.

Futbollisti i Kosovës shënoj një gol të bukur nga distanca, derisa u fut edhe në mesin e katër golave me të mirë në Ligën e Konferencës.

Fansat mund të zgjedhin se cili ishte goli më i mirë, ku së bashku me Zhegrovën në garë janë edhe Gomez i Omonia, Horvat i Mura dhe Christodoulopoulos i Anorthosis.

Zhegrova ka shënuar dy gola në Ligën e Konferencës në këtë sezon, ndërsa Baseli e ka siguruar kalimin e grupit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *