Xhaka shkruan tjetër ‘histori’: Thyen rekordin e Matas që qëndronte për 14 vite në Europa League

Granit Xhaka dhe skuadra e tij, Bayer Leverkusen u kualifikuan sonte në finale të Ligës së Evropës.

Gjermanët dhanë edhe një shfaqje tjetër dramatike, duke e përmbysur rezultatin nga 2-0 në 2-2, me një gol të dytë të ardhur në kohën shtesë – për të shmangur humbjen dhe siguruar kalimin në finale.

Evitimi i humbjes nënkuptoi se Bayer Leverkusen tashmë ka thyer rekordin 58-vjeçar të Benficas, për më së shumti ndeshje pa humbje në të gjitha garat në histori të futbollit evropian.

E Xhaka siç ka qenë nga më të dalluarit dhe njeriu kyç në sukseset e deritashme të Leverkusenit, ishte edhe sonte në shënimin e këtij rekordi.

Ai asistoi në golin barazues të kohës së shtesës, por edhe regjistroi një rekord që qëndronte për 14 vite.

Ai krijoi plot 10 shanse për gol nga loja e hapur sonte ndaj Romës, duke e barazuar rekordin për më së shumti në një ndeshje të Europa league.

Rekordi mbahej nga Juan Mata për Valencian në 2010, kur i kishte krijuar po aq kundër Club Brugge.

Xhaka dhe Leverkusen ndodhen në një moment të jashtëzakonshëm, ku përveç finales së arritur në Europa League dhe triumfit në Bundesliga, ata janë gjithashtu në finale të Kupës së Gjermanisë, që potencialisht mund të jenë fitues të një triplete në fund të këtij sezoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *