Bayer Leverkusen kthehet ndaj Romës dhe shpëton nga humbja, kalon në finalen e Ligës së Evropës

Bayer Leverkusen dhe Roma kanë barazuar 2-2 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Evropës, që iu jep të drejt gjermanëve të festojnë kalimin në finale.

Ndeshjen e parë, Bayer Leverkusen e mbyllin me fitore prej 2-0 dhe me rezultat të përgjithshëm 4-2, gjermanët kaluan tutje.

Aspirinat në start të takimit kishin raste me Exequiel Palacios, i cili rrezikoi dy herë, ku njëherë goditi edhe shtyllën.

Jeremie Frimpong, Adam Hlozek dhe Amine Adli, po ashtu tentuan të shënojnë, por pa sukses.

Romelu Lukaku dhe Lorenzo Pellegrini në fillim rrezikuan për Romën, por nuk arritën të qëllonin cakun.

Në minutën e 43-të Jonathan Tah shkaktoi penallti, ndërsa nga pika e bardhë Leandro Paredes ishte i saktë për 1-0.

Edhe pjesën e dytë, gjermanët e nisën me dominimn, por nuk arritën të gjenin rrjetën me Jonas Hoffman.

Në minutën e 65-të, pas një loje me dorë në zonë, Roma fitoi sërish penallti, me Paredes, që ishte i saktë nga pika e bardhë për 2-0.

Por kampionët gjerman nuk u dorëzuan dhe në minutën e 82-të gjetën golin e parë në ndeshje, me Gianluca Mancini që shënoi në portën e tij.

Kur pritej që Bayer Leverkusen të merrte humbjen e parë, në skenë doli Josip Stanisic që në kohën shtesë shënoi për 2-2.

Bayer Leverkusen kaloi në finale të Ligës së Evropës dhe vazhdoi serinë pa humbje. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *