“E pabesueshme”, reagimi i Granit Xhakës pas kalimit në finalen e Ligës së Evropës

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka reaguar me anë të rrjeteve sociale për kalimin e Bayer Leverkusenit në finalen e madhe të Ligës së Evropës.

Leverkuseni ishte duke humbur 0-2 nga Roma të enjten mbrëma, por me një rikthim fantastik barazoi shifrat në 2-2 dhe me këtë rezultat u mbyll ndeshja.

Përveçse siguroi kalimin në finalen e Ligës së Evropës, Leverkuseni vazhdoi serinë pa humbje, duke thyer çdo rekord me 49 ndeshje pa humbje.

Rikthimi fantastik dhe vazhdimi i serisë pa humbje e ka gëzuar pa masë edhe njërin nga yjet kryesor të skuadrës, shqiptarin Granit Xhaka.

Xhaka ka shfrytëzuar profilin e tij privat në Instagram për të bërë një postim në lidhje me arritjen e Leverkusenit.

“Wow! E pabesueshme. Le të vazhdojmë të punojmë, le të jemi të fokusuar – kemi shumë më tepër për të arritur!”, ka shkruar Xhaka.

https://www.instagram.com/p/C6w0h0xqUt0/?igsh=NTc4MTIwNjQ2YQ==

Ndryshe, Leverkuseni në finale do të takohet me skuadrën italiane, Atalanta, ku aty njëri nga më kryesorët është kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *