Votat e mosbesimit kundër Bartomeu arrin në 12,700 nënshkrime

Kjo do të thotë që lëvizja ‘Mes Que Una Mocio’ ka nevojë për 3,820 nënshkrime të tjera në mënyrë që të kryejë nismën, megjithëse ata kanë kohë vetëm deri në fund të së mërkurës për t’i marrë ato.

Nxitësit e votës së mosbesimit besojnë se Barcelona ka përjetuar një krizë institucionale, ekonomike dhe sportive për disa kohë.

Një nga arsyet kryesore që ka shtyrë lëvizjen ka qenë saga Lionel Messi; dëshira e tij për të lënë klubin dhe lufta e tij me presidentin Bartomeu.

Një nga zëdhënësit e lëvizjes, Marc Duch, foli për ‘Esport3’.

“Deri në datën 17, ne nuk do ta dimë nëse do të marrim nënshkrimet e nevojshme, por ne po bëjmë mirë dhe ditët e fundit janë gjithmonë të fuqishme”, tha Duch.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *