Infektohet me koronavirus sulmuesi i Milanit

Zbardhet misteri i mungesës së sulmuesit Rafael Leao në stërvitjet e Milanit.

Sulmuesi portugez ka rezultuar pozitiv me Koronavirus dhe në këtë mënyrë është duke qëndruar në karantinë.

Në një bisedë që Leao kishte me një mik në “Twitter” i ka treguar atij se është në karantinë, diçka që zbulon se ai është infektuar me Koronavirus.

Milani respektoi protokollet shëndetësore dhe ndoqi udhëzimet në lidhje me privatësinë, prandaj dhe rasti i sulmuesit me Koronavirus nuk u komunikua nga klubi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *