Vjen vendimi nga FBK, ja ku zhvillohet Final 8 e Kupës së Kosovës

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës ka marrë vendim që klubi i basketbollit Golden Eagle Ylli nga Suhareka të jetë organizator i Final 8 të Kupës së Kosovës.

Këto ndeshje do të zhvillohet në datat 3 dhe 7 shkurt 2021.

Ky vendim i FBK-së vjen pasi klubi basketbollistik Rahoveci u tërhoq nga organizimi i këtij turneu.

Pas kësaj, Interesimin për organizimin e këtij eventi prestigjioz e ka shprehur KB Golden Eagle Ylli nga Suhareka dhe pas votimit nëpërmjet deklarimit elektronik të anëtarëve të Bordit të FBK-së, KB Golden Eagle Ylli është shpallur organizator i Final 8.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *