Ky pritet të jetë trajneri ri i Chelseat

Frank Lampard po i kalon momentet e fundit të tij si trajner i Chelseat.

Mediat e shumta nga Anglia dhe Italia konfirmojnë se klubi tashmë ka marrë vendimin për shkarkimin e tij dhe së shpejti kjo edhe do të konfirmohet përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit.

Por jo vetëm kaq, sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, “Blutë” e Londrës tashmë edhe e ka gjetur zëvendësuesin e tij. Ai është ish-trajneri i Paris-Saint – Germain, Thomas Tuchel.

Tuchel raportohet se ka pranuar tashmë punën si trajner i Chelseat dhe zyrtarizimi do të vijë në orët e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *