Vjen reagimi i parë i Ronaldos pasi nuk iu pranua goli ndaj Serbisë

Portugalia barazoi 2:2 me Serbinë në ndeshjen e dytë të fazës kualifikuese për Kampionatin Botëror.

Por, në fund Portugalia arriti të shënonte përmes Ronaldos, por goli nuk iu pranua nga gjyqtari i ndeshjes.

Nga goditja e Ronaldos, topi e kaloi plotësisht vijën, por gjyqtari heshti.

Pas këtij vendimi, Ronaldo i nervozuar e hoqi edhe shiritin e kapitenit duke e gjuajtur në tokë dhe e la fushën.

Ndërkohë, tani ka ardhur edhe reagimi i Ronaldos.

“Të jesh kapiten i ekipit kombëtar të Portugalisë është njëra nga krenaritë dhe privilegjet më të mëdhaja në jetën time. Unë jap dhe do të japë çdoherë më të mirën për shtetin tim, kjo është e padiskutueshme. Por, nganjëherë janë disa momente të vështira, sidomos kur të krijohet ndjesia se i gjithë kombi është duke u dëmtuar. Kokën lart deri në sfidën e radhës. Forca Portugali!” – shkroi Ronaldo në profilin e tij në Instagram.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *