Veprimi i Ronaldos pasi gjyqtari nuk ia pranoi golin – hodhi shiritin e kapitenit

Në “Rajko Mitic” të Beogradit, Serbia dhe Portugalia zhvilluan ndeshjen e raundit të dytë në kuadër të Grupit A.

Takimi përfundoi me rezultat të barabartë 2-2, rezultat me të cilin nuk qe i kënaqur aspak ylli portugez, Cristiano Ronaldo.

Ronaldo arriti ta gjente golin, megjithatë sipas gjyqtarit topi nuk kaloi vijën e bardhë, dhe goli nuk u llogarit, gjë që zemëroi kapitenin e Portugalisë.

Pas kësaj Cristiano Ronaldo hodhi shiritin e kapitenit dhe lëshoi fushën.

Shihni videon nga reagimi i tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *