Trajneri i Portugalisë: Gjyqtari na kërkoi falje dhe tha se i vinte turp

Portugalia barazoi 2:2 me Serbinë në xhiron e dytë të fazës kualifikuese për Kampionatin Botëror.

Në sekondat e fundit të ndeshjes, Ronaldo shënoi gol, por nuk iu pranua nga gjyqtari edhe pse topi kishte kaluar krejtësisht vijën.

Teknologjia VAR nuk aplikohet në këto ndeshje, çka bëri që Portugalia të mos merrte pikët e plota.

Mospranimi i golit nervozoi tej mase Ronaldon i cili u largua nga fusha me kritika të mëdha ndaj gjyqtarit.

Por, trajneri i Portugalisë, Fernando Santos tha pas ndeshjes se gjyqtari i kishte kërkuar falje për atë rast.

“Arbitri më kërkoi falje në zhveshtore dhe më tha se kishte turp,” tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *