Vëllazërorja Shqipëria – Kosova, bastoret favorizojnë këtë skuadër

Të mërkurën nga ora 16:00 në stadiumin “Elbasan Arena” përballën Shqipëria e Kosova në një ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve.

Është kjo hera e katërt që përballën ndërmjet vete Shqipëria e Kosova që nga paslufta dhe padyshim edhe këtë herë interesimi për këtë ndeshje është i madh, por për fat të keq luhet pa tifozë për shkak të situatës me COVID-19.

Si Kosova ashtu edhe Shqipëria kanë probleme me përbërje me formacionet për shkak të mungesës së disa lojtarëve, derisa bastoret tashmë kanë dhënë verdiktin e vetë.

Është Shqipëria ajo që favorizohet duke u vlerësuar me kuotën 2.37, derisa fitorja e Kosovës kap kuotën 2.87. Barazimi llogaritet me 3.2.

Të kujtojmë se Shqipëria në Ligën e Kombeve në muajin nëntor ndeshet me Kazakistanin e Bjellorusinë, derisa Kosova ndeshte e Slloveninë dhe Moldavinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *