Tjetër skuadër e madhe refuzon Superligën Evropiane

Po vazhdojnë bisedimet për inkuadrimin e skuadrave të reja në Superligën Evropiane.

Mbrëmë presidenti i Superligës Evropiane, Florentino Perez, njoftoi se do të ketë bisedime me Parisin për të qenë pjesëmarrëse në këtë kompeticion.

Por i pari i parisienëve, Al-Khealifi, e ka konfirmaur që PSG-ja është kundër kësaj garë evropiane.

“Do vazhdojmë punën me UEFA-n. PSG beson se futbolli është sport për të gjithë. Gjithmonë kam pasur këtë mendim që nga fillimi”, deklaroi ai.

Deri me tani në Superligën Evropiane janë vetëm 12 klube të cilat kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *